Vazhdojnë luftimet intensive në Ukrainën Lindore

Vazhdojnë luftimet intensive në Ukrainën Lindore

Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia po “vazhdon ofensivën e saj” në lindje të vendit, por pretendon se trupat e saj kanë pasur disa suksese në mbrojtje gjatë 24 orëve të fundit.

“Armiku i përqendroi përpjekjet e tij kryesore në Donetsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim të tijin në Facebook këtë mëngjes.
Zyrtarët shtuan se mortajat, artileria konvencionale dhe sistemet e raketave me shumë lëshime të ushtrisë ruse janë duke synuar Donteskun.

Shtabi i Përgjithshëm tha gjithashtu se trupat e tij kishin arritur të zmbrapsnin 11 sulme ruse nëpër Donetsk dhe Luhansk, duke goditur një avion rus “Su-25” dhe një raketë lundrimi në proces.

Pesë tanke ruse, një sistem raketor anti-ajror Tor, gjashtë sisteme artilerie dhe 12 pjesë të pajisjeve të blinduara u shkatërruan gjithashtu, thuhet në raport. Raporton BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button