Vazhdojnë pakënaqësitë e anëtarëve dhe strukturave të ASH-së së Taravarit, pas vendimit për të lënë Qeverinë
Vazhdojnë pakënaqësitë e anëtarëve dhe strukturave të ASH-së së Taravarit, pas vendimit për të lënë Qeverinë

Vazhdojnë pakënaqësitë e anëtarëve dhe strukturave të ASH-së së Taravarit, pas vendimit për të lënë Qeverinë. Në rrjetet sociale anëtarët e degës së ASH-së së Taravarit në Kërçovë njoftuan se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojnë me listë të përbashkët në kuadër të VLEN-it.
“Dega ASH-së Kërçovë vazhdon t’i qëndrojë besnike dhe e vendosur parimeve, zotimeve dhe obligimeve të marra nga ASh-ja në zgjedhjet e fundit parlamentare vazhdon në rrugën e Arbërit dhe distancohet nga qëndrimet konfuze të kryetarit që janë të kundërta me parimet e premtuara nga vetë ai. I ftojmë të gjithë anëtarët, funksionarët, deputetët dhe simpatizantët e ASh-së që me vendosmëri, besim dhe guxim, të vazhdojnë rrugën e Arbërit dhe t’u dalin për zot obligimeve e premtimeve të marra nga votuesit në zgjedhjet e fundit parlamentare, thuhet në njoftimin e anëtarëve të degës së kryesisë së ASH-së në Kërçovë