Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi

Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi

Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi. Në marshin e sotëm, studentët nisën shëtitjen nga Beogradi në Novi Sad. Vala e protestave studentore është përhapur vazhdimisht për më shumë se dy muaj.

Përveç studentëve, qindra qytetarë u janë bashkuar protestave, duke organizuar edhe donacionet e nevojshme për kauzën. Si pasojë e protestave të vazhdueshme, dy ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Vuçeviç dhe kryetari i komunës së Novi Sadit dhanë dorëheqje.

Aksidentin tragjik në Novi Sad ku humbën jetën 15 vetë, studentët ia kanë faturuar korrupsionit të shfrenuar qeveritar. Studentët kërkojnë përgjegjësi penale për incidentin tragjik. Studentët kërkojnë gjithashtu që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

LEXO EDHE:

Back to top button