Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, protestuesit sot kalojnë pranë sheshit Skënderbeu

Vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, protestuesit sot kalojnë pranë sheshit Skënderbeu

Gazetar: Adrian Kerimi

Protestat rikthehen në rutën e parë. Protestuesit kundër propozimi francez sot përsëri do të kalojnë afër Sheshit Skënderbeu, do të ndalojnë para Ministrisë së Jashtme dhe do të përfundojnë para Kuvendit, shkruan Alsat.

Arsye për rikthimin e rutës së mëparshme sipas organizatorëve të protestave është suspendimi nga puna i kryetarit të Sindikatës së diplomatëve të Maqedonisë, Zoran Dabiq.

Ndërkohë për shkak të thirrjeve antibullgare në protesta, Ministria e Jashtme bullgare ka dërguar notë proteste në Shkup.

Në reagimin e tyre thuhet se narrativi kundër Evropian është shqetësues, posaçërisht kur një veprim i tillë bëhet në prag të zyrtarizimit të marrëdhënieve të mira mes dyja vendeve.

“Shprehim shqetësimin e thellë për atë që ndodhë në Shkup ku po përdoret një narrativ anti-evropian në dëm të vendosjes së marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Është veçanërisht shqetësuar fakti që përshkallëzimi i akteve dashakeqe ndaj dyja vendeve vjen pikërisht në kohën kur Sofja dhe Shkupi po kërkojnë në mënyrë aktive një rrugë për dialog konstruktiv dhe për të gjetur zgjidhje të përhershme të pranueshme reciprokisht në interes të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit”, thonë nga Ministria e Jashtme, Bullgari.

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe një 26 vjeçar, banues në Shkup i dyshuar për pjesëmarrje në dhunë e cila kryen vepër penale.

Motivet e kallëzimit penal ndërlidhen me protestën e 5 korrikut kur 26 vjeçari bashkërisht me Jane Smilevskin dyshohet të kenë përgatitur dhe hedhur koktej molotovi ndaj kordonit policor dhe godinës së Kuvendit.

Prokuroria Publike njofton zyrtarisht se ka ngritur akuza ndaj 12 personave pjesëmarrës në protestat dhe incidentet 5 dhe 6 korrikut.

9 akuza janë për pjesëmarrje në turmë, ndërsa 3 akuza janë për nxitje të rrezikimit të përgjithshëm. Organi i akuzës kërkon vazhdimin e paraburgimit për 12 persona./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button