Vazhdojnë protestat në Serbi, protestuesit kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

Vazhdojnë protestat në Serbi, protestuesit kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

Protestat me bllokim të rrugëve vazhduan në Serbi edhe sot. Protestuesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, lirimin e studentëve të arrestuar dhe heqjen e kampit me çadra, që zyrtarët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) kanë ngritur mes ndërtesës së Presidencës dhe asaj të Kuvendit në Beograd. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se, natën mes 1 dhe 2 korrikut, janë ndaluar 72 persona nga protestat, si dhe është kontrolluar identiteti i 976 pjesëmarrësve. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë mbajtur 117 tubime të paparalajmëruara dhe janë bërë 87 bllokada trafiku – prej të cilave 68 në Beograd. Në takimin e fundit më Këshillin e Sigurisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dalë hapur kundër ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiq nga i cili pritet që t’i heq kompetencat e sigurisë dhe të merr nën kontroll zbatimin e rendit publik si pasojë e protestave. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button