Vazhdojnë të hidhen pako me ushqime nga ajri në Gazë
Vazhdojnë të hidhen pako me ushqime nga ajri në Gazë

Pako me ndihma kanë vazhduar të lëshohen në Rripin e Gazës të enjten, derisa bisedimet për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ndërmjet Hamasit dhe Izraelit janë ndërprerë deri në javën e ardhshme.
Të shqetësuar nga mungesa e qasjes në ushqim, SHBA-ja, Jordani dhe shtete të tjera kanë nisur lëshimin e ndihma nga ajri ditëve të fundit, ndonëse grupet e ndihmave kanë thënë se vetëm një pjesë e ndihmës së nevojshme mund të lëshohet nga ajri, raportoi AP.
Hamasi ka deklaruar të enjten se delegacioni i tij është larguar nga Kajro, dhe se bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme, duke e bërë thuajse të pamundur që ndërmjetësuesit të arrijnë marrëveshjen për armëpushim para muajit të shenjtë të Ramazanit., ashtu siç synohej.
Zyrtarët egjiptianë kanë thënë më parë se bisedimet janë në ngërç për shkak të kërkesës së Hamasit për një proces me faza që kulmon me përfundimin e luftës.