Vazhdon evakuimi i civilëve në Mariupol

Gazetar: Luka Andreev
Pas dy muajsh robëri, pothuajse njëqind njerëz u evakuuan me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme për organizimin e korridoreve humanitare në zonën përreth uzinës, gati dy ditë nuk dëgjohen të shtëna dhe sipas njoftimeve, evakuimi do të vazhdojë. Një foshnjë gjashtë muajsh është ndër të parët që doli nga tmerri në fabrikën e çelikut, shkrua Alsat.
“Quhet Svjaatosllav. Dje ka mbushur gjashtë muaj”, Banor i Mariupolit
“Gjithmonë jemi kujdesur që fëmijët të hanë fillimisht kurse ne hanim çfarë mbetej. Po na mbarojnë ushqimet”, Banor i Mariupolit
“Pas disa javëve negociata, pas shumë përpjekjeve me vende të ndryshme– më në fund. Më në fund arritëm të nisim evakuimin e njerëzve nga Azovstali. Që nga fillimi i luftës kemi punuar për krijimin e një korridori. Për herë të parë këtu kishte armëpushim dyditor”, tha Volodimir Zelensky- president i Ukrainës
Dhe derisa armëpushimi i shkurtër hyri në fuqi në Mariupol, presidenti ukrainas Zelenski tha se sulmet ruse janë intensifikuar në lindje të vendit, veçanërisht në Harkiv dhe Donbas. Ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov tha se veprimet e ushtrisë ruse do të vazhdojnë për të arritur qëllimet, duke përfshirë denazifikimin dhe çmilitarizimin e Ukrainës. Ai mohoi të dhënat se Moska po planifikon t’i japë fund operacioneve më 9 maj- Ditën e fitores mbi fashizmin.
Zelenski përmend argumentin “për çfarë nazifikimi bëhet fjalë kur unë jam hebre”. Nëse më kujtohet mirë, mund të gaboj, por Hitleri ishte gjithashtu me origjinë hebraike, kështu që kjo nuk do të thotë asgjë për ne”, tha Sergej Llavrov- ministër i jashtëm rus
Pas kësaj deklarate, Izraeli ka reaguar ashpër. Ministri i Jashtëm Jair Lapid tha se fjalët e Lavrov janë gabim i pafalshëm, të turpshme dhe gabim historik, pas së cilës the se Moska duhet të kërkojë falje. “Të thuash se Hitleri ishte hebre është si të thuash se hebrenjtë vranë veten”, është shprehur Lapid. /Alsat.mk