Vazhdon gjykimi për rastin e Vanjës, dëshmon shefi i SPB-Shkup

Vazhdon gjykimi për rastin e Vanjës, dëshmon shefi i SPB-Shkup

Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, gjatë hetimit, vazhdimisht pretendonte se vajza ishte vrarë, rrëmbyer dhe pretendonte se kërkimi ishte i kot, ndonëse insistonte që ta kërkonim, dëshmoi sot para gjykatës dëshmitari Muzafer Karashiq, i cili gjatë vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ishte ndihmës shefi i SPB-Shkup në departamentin për çështje kriminale. Karishiq, si dëshmitar i prokurorisë në gjykimin e sotëm për vrasjen e dyfishtë, tregoi se si njësia e tij është përfshirë në kërkimin e Vanjës, si dhe për marrëdhëniet me prindërit e Vanjës. Karishiq theksoi se nëna e Vanjës ishte e qetë, ndërsa babai i Vanjës ishte konfuz dhe i dëshpëruar. Dëshmitari tha se babai i Vanјës, nga njëra anë, këmbëngulte të kërkohej vajza e tij, por nga ana tjetër, derisa po kërkohej në disa lokacione, pretendonte se gjithçka ishte e kotë dhe se vajza e tij ishte vrarë dhe rrëmbyer. I pyetur sërish nga policia se përse mendon se e kanë rrëmbyer dhe vrarë vajzën dhe nëse i ka pasur ndonjë borxh dikujt, Aleksandri ka pohuar gjatë gjithë kohës se nuk ka borxhe dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete se përse mendon kështu. Seanca e sotme për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski është ende në rrjedhë, ndërsa në gjykatë, përveç Karishiqit, pritet të dalë edhe një dëshmitar i prokurorisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button