Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë, nëna e Vanjës jep detaje për ditën e zhdukjes

Vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë, nëna e Vanjës jep detaje për ditën e zhdukjes

Gatzetar: Mihajllo Donev

Që në ditën e zhdukjes së saj, babai i Vanjës pretendonte se ajo ishte rrëmbyer, tha sot para gjykatës nëna e Vanjës, Zorica Gjorçevska, si dëshmitare e parë në gjykimin për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Gjorçevska tha se babai i Vanjës, Aleksandri, ka në qenë në depresion pas zhdukjes së Vanjës, ka qenë pjesë e kërkimit të saj, por edhe se vazhdimisht ka pohuar se Vanja ishte e rrëmbyer.

“Që në momentin e parë, ai pohonte se Vanja ishte rrëmbyer, thoshte se nuk mund të ishte asgjë tjetër. Madje këtë ia ka thënë edhe policisë. Kur ishim në stacionin policor, në një moment i bërtita që të pushonte së foluri kështu, se policia përdor terminologji tjetër. Mendova se ai e idealizoi Vanjën dhe nuk mund ta pranonte që ajo mund të kishte ikur”, tha Zorica Gjorçevska, nëna e të vrarës Vanja Gjorçevska.

Avokati i babait të 14 vjeçares, Vlladimir Tufegxhiq, tha se dëshmia e Gjorçevskës konfirmon zhvillimin e ngjarjeve dhe rolin e Aleksandar Gjorçevskit në kërkimin e vajzës së tij. Për pretendimin e babait se Vanja ishte rrëmbyer, ai thotë se edhe nëna kishte teoritë e saj se çfarë mund të kishte ndodhur me Vanjën.

“Dëshmitari sqaroi shumë qartë dhe me saktësi, sidomos në pyetjen e tërthortë, se mbi të gjitha edhe ajo kishte teorinë e saj se Vanja ka ikur, se dikush e ka gënjyer etj, sqaroi se në çfarë kuptimi dhe në cilin drejtim e kupton interpretimin e tij, respektivisht mendimin e tij se Vanja ishte rrëmbyer dhe sqaroi në atë drejtim se ai nuk ka mundur të pajtohet me faktin, sepse u ka besuar shumë fëmijëve, nëse dëgjuat me vëmendje, se fëmija i tij ka ikur ose dikush e ka gënjyer”, tha Vladimir Tufegxhiq, avokat i Aleksandar Gjorçevskit.

Për të akuzuarin e parë Lupço Palevski Pallço, Gjorçevska tha se nuk e njeh atë, nuk e njeh as të akuzuarin tjetër, por e di se kush është Pallço. Babai i Zorica Gjorçevskës e ka blerë banesën pikërisht nga Palevski nga ku ndodhi rrëmbimi, por ajo tha se nuk e dinte që Palevski dhe babai i saj kanë pasur mosmarrëveshje. Sipas mbrojtjes, pikërisht kjo tregon se Palevski nuk është i lidhur me rastin.

“Nga deklaratat e të dëmtuarve në cilësinë e dëshmitarëve, nuk ka asnjë pjesë të deklaratës së tyre që do të tregonte se Palevski është autor i kësaj vepre. Pyetjet tona ishin edhe në atë drejtim, nga e dëmtuara kërkuam edhe mendim subjektiv, ndoshta nëse mund të supozonte se ndoshta bashkëshorti i saj dhe i akuzuari Lupço Palevski ishin në një lloj kontakti, ajo në këtë rrethanë deklaroi se nuk ishte në dijeni”, u shpreh Marjan Vitanovski, avokat i Ljupço Palevski Palços.

Në gjykimin e sotëm, përveç Gjorçevskës, dëshmitarë ishin edhe vajza e të vrarit Pançe Zhezovski – Ana Kërkova dhe bashkëshorti i saj Todor Kërkov. Kërkova tha se nuk e njeh Palevskin e as të akuzuarit e tjerë, përveç Velibor Manevin. Për të tha se prej vitesh ka pasur çështje gjyqësore me babanë e saj sepse është dashur të vendosë pllaka bekatoni në oborrin e tij, por pasi ka pasur problem me pagesën, Manev ka hequr pllakat e vendosura dhe më pas çështja ka përfunduar deri në gjykatë. As Kërkova e as bashkëshorti i saj nuk e dinin epilogun e gjykatës. Gjyqi ndaj Plalços si i akuzuari i parë, tre bashkëautorët dhe babai i Vanjës i akuzuar si ndihmës, do të vijojë të mërkurën me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe Vanja Gjorçevska, të cilët u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit të kaluar./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button