Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët

Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. Një ditë më parë në seancë publike, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Geci e ka nisur dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara në Hagë, në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Geci ishte thirrur nga prokuroria që të jap informacione lidhur me autorësinë e asaj që njihet si komunikata 59-të si dhe për kërcënimet që ai pretendon se Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi i kanë bërë Tahir Zemajt.