Vazhdon saga për vulat e partisë ASH-së, Gjykata e Tetovës i vendos që vulat t’i takojnë Ziadin Selës

Vazhdon saga për vulat e partisë ASH-së, Gjykata e Tetovës i vendos që vulat t’i takojnë Ziadin Selës

Gjykata e Tetovës ka vendosur që vulat e Aleancës për Shqiptarët i takojnë Ziadin Selës. Pas vendimit që Apeli paraprakisht rrëzoi vendimin e shkallës së parë, e njëjta instancë ka vendosur përsëri në favor të Selës. Ky i fundit këtë e quajti drejtësi, duke shtuar se janë marrë parasysh të gjithë vërejtjet paraprake në proces.

“Ne presim që edhe në shkallën e dytë ta fitojmë këtë çështje dhe për hir të vërtetës sa më shpejtë që të marrë epilog kjo çështje besoni se më i qartë do të jetë veprimi politik jo vetëm i ASH-së por për të gjithë partitë në Maqedoni të Veriut. Ka një tendencë për të futur një kaos politik tek partitë shqiptare”, deklaroi Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Krahu i Arben Taravarit vendimin e gjykatës e cilësoi skandaloz. Sipas tyre, vendimi skandaloz i gjykatësit Ilir Rexhepi do të ankimohet në shkallën e dytë.

“Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të rrëzohet përsëri në Gjykatën e Apelit. Deri në një vendim përfundimtarë e lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vendime imagjinare të gjykatësit Rexhepi dhe me karamelet e Ali Ahmeti”, tha Arben Fetai, Aleanca për Shqiptarët.

Kontesti i pronësisë së subjektit Aleanca për Shqiptarët nisi një vit më parë, përkatësisht në ditën kur Taravari vendosi të shkëputet nga procesi për të bashkuar ASH-ja me Frontin Evropian dhe vendosi të bashkohet me opozitën e cila sipas tij solli ndryshimin dhe rotacionin e pushtetit. Dyja krahët, ai i Selës dhe Taravarit organizuan kongrese partiake. Në njërin u rizgjodh Taravari për kryetar, ndërsa tjetri riktheu Selën në krye të partisë. Ky i fundit paraprakisht i kishte lëshuar vendin Taravarit. Palët kanë shkëmbyer akuza për presion ndaj gjykatësve dhe ndërrimin e tyre me qëllim sjelljen e vendimeve në favor të interesave subjektive. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button