Vazhdon seanca gjyqësore për spitalin Modular

Vazhdon seanca gjyqësore për spitalin Modular

Sot në Tetovë po mbahet seanca gjyqësore për djegien e spitalit modular ku humbën jetën 14 persona.
Dëshmitari i parë gjatë seancës së sotme ishte Vllatko Stojkov – ekspert gjyqësor, tha se pas tragjedisë së ndodhur kanë analizuar nëse instalimi elektrik brenda Spitalit modular të Tetovës ka qenë në përputhje me standardet, mirëpo ai tha se e kanë pasur të pamundur monitorimin në Spitalin e Tetovës për shkak të djegies, nuk kanë mundur ta vërejnë. Si pasojë kanë shkuar të monitorojnë instalimin në Modularin e Gostivarit dhe të Kavadarit nga ku dhe kanë konstatuar se instalimi i brendshëm elektrik i Spitalit modular ka qenë në përputhje me standardet e parapara në projekt.

Gjykatësi i rastit në fjalë ka caktuar dhe dy terminë tjera për seanca gjyqësore, më 4 dhe 25 prill.
Procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular në Tetovë që ndodhi më 8 shtator 2021 kur humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan ka filluar më 7 dhjetor të vitit 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button