Vazhdon telenovela, Mbape gati të largohet nga PSZH

Sipas të përditshmes spanjolle “Diario AS”, Kilian Mbape është gati të largohet nga PSZH dhe tashmë i ka dhënë fjalën Real Madrid-it për vitin 2024.

24-vjeçari francez e sheh tashmë të pamundur ngritjen e Ligën e Kampionëve me skuadrën e Parisit dhe është i bindur se duke iu bashkuar “Los Blancos”, skuadra e ëndrrave të tij, fitorja e Kupës me veshët e mëdhenj do të ishte shumë më e mundur.

Kontrata speciale e Mbape-s me PSZH-në u rinovua pranverën e kaluar dhe përfshin një klauzolë speciale e cila në mënyrë të pashmangshme kushtëzon aventurën e xhevahirit francez me parisienët.

Në fakt, nëse skuadra e Mesi-t me shokë do të kishte fituar Ligën e Kampionëve, marrëveshja e Kilian Mbape-s me Al Khelaifi do të rinovohej automatikisht deri në vitin 2025, përndryshe (siç ndodhi) do të skadonte në vitin 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button