“Vdekja e Navalnit”, CIVIL letër proteste para ambasadës ruse në Shkup

“Vdekja e Navalnit”, CIVIL letër proteste para ambasadës ruse në Shkup

Pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, përfaqësuesit e organizatës joqeveritare CIVIL lexuan letër proteste para ambasadës ruse në Shkup, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e tij. Sipas tyre, shteti është drejtpërdrejt fajtor për vdekjen e një të burgosuri. Civil shtoi se presidenti rus Vlladimir Putin duhet të gjykohet për krime para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Përgjegjësia për vdekjen e një të burgosuri është e shtetit! Ne u bëjmë thirrje urgjentisht autoriteteve ruse të lejojnë hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së Aleksej Navalnit në koloninë penale siberiane. Ne i bashkohemi kërkesave për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi!”, deklaroi Dragan Mishev – Civil. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button