Vdekja e një gruaje shtatzënë ndez debatin për ndalimin e abortit në Poloni

Vdekja e një gruaje shtatzënë polake ka ringjallur debatin mbi abortin në Poloni.
Aktivistët thanë se ajo mund të ishte ende gjallë nëse nuk do të ishte për një ndalim pothuajse total për ndërprerjen e shtatzënive.
Dhjetëra mijëra polakë dolën në rrugë për të protestuar, kur një Gjykatë Kushtetuese vendosi se ndërprerja e shtatzënive ishte antikushtetuese, shkruan CCN.
Aktivistët thonë se Izabela, gruaja 30 vjeçare në javën e 22-të të shtatzënisë, për të cilën familja e saj tha se vdiq nga shoku septik pasi mjekët pritën që zemra e foshnjës së saj të palindur të ndalonte së rrahuri, është gruaja e parë që vdes si rezultat i vendimit.
Qeveria thotë se vendimi nuk ishte fajtor për vdekjen e saj, por ky ishte një gabim i mjekëve.