Vdekja e gjashtëvjeçares, MSH-ja pret informatat e Inspektoratit
Vdekja e gjashtëvjeçares, MSH-ja pret informatat e Inspektoratit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) i pret informacionet nga Inspektorati Shëndetësor para se të del e informata konkrete rreth vdekjes së gjashtëvjeçares e cila ndërroi jetë në Spitalin e Manastirit, derisa po merrte terapi.
“Po presim informata nga Inspektorati Shëndetësor dhe menjëherë do të njoftoheni me hapat e mëtejmë”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, deklaroi se opinioni do të informohet pasi që t’i kemi të gjitha detajet për vdekjen e vajzës gjashtëvjeçare në spitalin në Manastir.
“Pasi institucionet kompetente do t’i kenë të gjitha detajet për shkakun e vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare në Spitalin Klinik në Manastir ato do të ndahen me publikun”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski.