Vdes Bashkim Deliu, i mbijetuari i Masakrës së Abrisë

Vdes Bashkim Deliu, i mbijetuari i Masakrës së Abrisë

Ka ndërruar jetë Bashkim Deliu, i mbijetuari i Masakrës së Abrisë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur koleksionuesi i kasetave për krimet e luftës, Esat Shala, përmes një postimi në Facebook.

Ai u shpreh se Bashkimi ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliu, siç shkroi ai, një krim që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij.

“Bashkim Deliu sot iku nga kjo botë, dëshmitar i masakrës së familjes Deliu. Ai ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliaj, një krim që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij”.

“Dëshmitarët po ikin nga kjo botë më një pikë në zemër, dëshira e Bashkimit ishte që t’i shoh kriminelët serb në burgje, të dënuar për krime lufte, por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe Bashkimi iku nga kjo botë pa ju realizuar kjo dëshirë”, ka shkruar tutje Shala.

LEXO EDHE:

Back to top button