Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë

Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë

Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.

Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës.

Pas aktit, dorasi është vetdorëzuar në polici, ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.

Gashi theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.

LEXO EDHE:

Back to top button