Vdes frontmeni i Iron Butterfly, Doug Ingle

Vdes frontmeni i Iron Butterfly, Doug Ingle

Doug Ingle , i cili ishte anëtari i fundit i gjallë i formacionit origjinal të grupit rock Iron Butterfly , ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga themeluesit e grupit në vitin 1966 dhe vokalisti kryesor i tij.

Ata janë më të njohur për hitin e tyre 17-minutësh “In A Gadda Da Vida”, i cili u shfaq në një episod të serialit komedi të animuar “The Simpsons” në 1995.

Kopertina e këngës “In A Gadda Da Vida” / Foto: Blueee / Alamy / Alamy / Profimedia

Djali i muzikantit njoftoi vdekjen e babait të tij në rrjetet sociale, por nuk specifikoi shkakun.

“Me zemër të rëndë dhe pikëllim të madh njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim, Doug Ingle. Babai ka ndërruar jetë i qetë në prani të familjes. Babi, faleminderit që je babai, mësuesi dhe shoku im. Do të mbaj dashuri dhe kujtime për pjesën tjetër të ditëve të mia ndërsa ec përpara në këtë udhëtim jetësor. Babi, të dua”, ka shkruar djali i muzikantit, Doug Ingle Jr.

Për të kujtuar, kënga “In A Gadda Da Vida” u përfshi në albumin e vitit 1968 të Iron Butterfly me të njëjtin emër, i cili kaloi 81 javë në top 10-shen e SHBA-së. Ajo këngë u bë legjendare dhe një lloj shakaje në qarqet e rock-ut.

LEXO EDHE:

Back to top button