Vdes gazetari i njohur nga Shkupi

Pas një sëmundje të rëndë, sot pasdite ka ndërruar jetë gazetari i njohur Zejnulla Veseli.
I lindur në Nigishtan të Shkupit, Zejnullai ka punuar gjatë kohë në media, duke filluar me televizionet lokale e rajonale në Shkup ndërsa vitet e fundit ka qenë pjesë e gazetës KOHA.
Gjatë karrierës së tij, Zejnullau është dekoruar me çmime të shumta.
Në vitin 2019, Zejnullau u shpall fitues i Çmimit rajonal për gazetari Ekonomike “Vangjush Gambeta”, ndërsa ka qenë pjesë e shumë hulumtimeve vendore dhe rajonale për ekonomi.