Vdes kozmonauti rus, i cili në vitin 1994/5 kishte qëndruar 437 ditë në hapësirë

Vdes kozmonauti rus, i cili në vitin 1994/5 kishte qëndruar 437 ditë në hapësirë

Kozmonauti rus Valery Polyakov, i cili në vitin 1995 vendosi një rekord qëndrimi në hapësirë me 437 ditë, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e hapësirës, Roscosmos.

Polyakov u dërgua në stacionin hapësinor Mir në orbitë më 1 gusht 1994 dhe u kthye në Tokë në fund të marsit 1995. Një qëndrim kaq i gjatë në hapësirë është një barrë serioze për trupin e njeriut. Astronautët në mikrogravitet përjetojnë humbje kockore, dobësim të muskujve dhe shtypje të sistemit imunitar. Polyakov ishte mjek me profesion. Para se të hynte në korpusin e kozmonautëve, ai punoi në ministrinë e Shëndetësisë dhe në shërbimin e ndihmës së parë. Në Hapësirë ​​ai hulumtoi metodat e mbështetjes mjekësore për misionet afatgjata dhe kreu eksperimente mjekësore dhe biologjike. Polyakov iu dha titulli Hero i Rusisë për misionin më të gjatë. Për misionin e tij të parë në vitin 1989 iu dha titulli Hero i Bashkimit Sovjetik dhe çmimi më i lartë sovjetik, Çmimi Lenin./Abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button