Vedat Muriqi  futet në “Top 5” të sulmuesve më të mirë në Evropë

Gara për çmimin prestigjioz “Këpuca e Artë” europiane po bëhet gjithnjë e më e fortë, me dy nga sulmuesit më të mirë në botë, Hari Kejn dhe Kilian Mbape, që vazhdojnë të ndajnë vendin e parë në renditje.

Sulmuesi anglez i Bajern Munihut dhe ylli francez i Real Madridit kanë grumbulluar nga 44 pikë secili, falë 22 golave të realizuar në kampionatet respective.

Pas tyre renditet sulmuesi norvegjez i Man. Sitit, Erling Haland, i cili aktualisht ka 40 pikë dhe mbetet një pretendent serioz në garën për podiumin. Ndërkohë, vëmendje të veçantë po tërheq edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me Majorka-n dhe renditet në mesin e pesë golashënuesve më të mirë në Evropë, me 30 pikë.

Në listën e përditësuar, paraqitje të mirë po vazhdon të ketë edhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas ka arritur në kuotën e 13 golave dhe 26 pikëve, duke u renditur aktualisht në pozitën e 13-të dhe duke mbajtur ende gjallë shpresat për t’u afruar me kreun e renditjes.

Çmimi “Këpuca e Artë” jepet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit, të shumëzuar me koeficientin e kampionatit përkatës sipas renditjes së UEFA-s. Golat e realizuar në pesë ligat më të forta europiane – Angli, Itali, Spanjë, Gjermani dhe Francë – vlejnë nga 2 pikë, ndërsa golat në kampionatet e renditura nga vendi i gjashtë deri në të njëzetedytin vlejnë 1.5 pikë. Në ligat e tjera, çdo gol vlerësohet me 1 pikë.

Top-5 aktuale për “Këpucën e Artë”

Hari Kejn (Bajern Munihu) – 44 pikë

Kilian Mbape (Real Madrid) – 44 pikë

Erling Haaland (Man. Siti) – 40 pikë

Igor Tiago (Brentford) – 32 pikë

Vedat Muriqi (Majorka) – 30 pikë

LEXO EDHE:

Back to top button