Vedat Muriqi në sulmin e ekipi të javës në La Liga
Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Majorka. Faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore” ka publikuar “Formacionin e Javës” për javën e 16-të të sezonit 2025/26.
Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.
Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant dhe Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elçes. Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Rafinja, Xhud Bellingam dhe Koke.
Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kilian Mbape dhe Feran Torres.









