Vela reagon pas deklaratës së Vuçiqit: Vallaçi është pasuri e Kosovës

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “Prishtina po zgjedh nëse dhe kur do ta pushtojë nënstacionin e Vallaçit”.
Vela ka shkruar se Vuçiq po kërcënon sikur ky nënstacion të ishte i Serbisë, por ai thotë se është e qartë që ky është pronë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Kjo është harta e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës dhe lidhjeve të saj me vendet fqinje. Zyrtarët e qeverisë së Serbisë po përhapin informacione të rreme dhe po kërcënojnë se do të përdorin forcën sikur Vallaç të jetë pasuria e tyre. Është e qartë se nuk është [i Serbisë], është i Kosovës”.
This is the map of the electricity transmission system of the Republic of #Kosovo & its linkages with neighboring countries.#Serbia‘s gov’t officials are spreading false information & threatening to use force as if Vallaq is their asset. It is clear that it’s not, its Kosovo’s. pic.twitter.com/PVHe37BeGM
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 6, 2021
“Ata do të kërkojnë arsye për tarifimin e energjisë elektrike në veri. Ata do të përpiqen ta përdorin atë në një moment për të arritur disa qëllime të tjera politike që nuk kanë të bëjnë me energjinë”, tha Vuçiq në Pozharevc dje.