“Vëllavrasje” – Bilall Kasami komenton deklaratat e Ali Ahmetit
"Vëllavrasje" - Bilall Kasami komenton deklaratat e Ali Ahmetit

Bilall Kasami nga “BESA”, pjesë e koalicionit VLEN, sot ka komentuar deklaratat e Ali Ahmetit, i cili tha se “ngjarjet e fundit politike mund të çojnë në vëllavrasje”, duke iu referuar vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotim.
Kasami tha se kjo është një deklaratë shumë serioze dhe e rrezikshme, derisa theksoi se ata si koalicion nuk janë të interesuar për asnjëlloj konflikti.