Vendasit e pamëshirshëm, mysafirët iu gëzuan vetëm një fitoreje

Me 6 përballje të javës së 19-të, nisi sezoni pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku u regjistrua një efikasitet i ulët. Në 6 takimet e futbollit elitar, u shënuan gjithsej 10 gola, ose mesatarisht nga 1,6 gola në çdo përballje. Vendasit ishin më të kënaqur duke triumfuar në 3 takime, ndërsa mysafirët vetëm njëherë iu gëzuan fitores. Në dy përballje nuk kishte fitues.

Me 6 takime të javës së 19-të, sot nisi sezoni pranveror në futbollin elitar në Maqedoninë e Veriut. Ajo që bie menjëherë në sy në këto 6 takime është një efikasitet i ulët i golave të shënuara dhe duket se sulmuesit e skuadrave elitare ende janë në gjumë dimëror.

Goli i parë i sezonit pranveror u shënua në stadiumin në Çair, ku sulmuesi Avornio, shfrytëzoi më se miri një rrëmujë para portës së Rabotniçkit dhe në fund mposhti portierin Aleksovski me një goditje nga 14 metra. Në vazhdim të takimit, vendasit nuk lejuan befasi dhe shënuan edhe një gol, përmes Demir Imerit, për të arkëtuar 3 pikët e para pranverore.

 

Në derbin kuqezi në Shkup, skuadra e Shkëndijës konfirmoi klasin dhe me 2-1 mundi Vardarin. Golin e parë për “kuqezinjët” e Tetovës e shënoi Besart Ibraimi, ndërsa Vardari barazoi shifrat me penalti. Ne tentimin e dytë nga pika e bardhë, Zakariq barazoi shifrat në 1-1. Mirëpo vetëm disa minuta më vonë, Shkëndija shënoi golin e fitores. Kësaj radhe në vendin e duhur ishte përforcimi nga merkato i janarit, Fabris Tamba, duke regjistruar golin e parë në fanellën e kuqezinjëve nga ardhja e tij prej FC Shkupi.

 

Fitores në terrenin vendas iu gëzuan Voska Sport dhe Gostivari. Skuadra nga Ohri mundi Besën e Dobërdollit me 2-0, ndërsa një penalti e konvertuar nga Potuk, ishte e mjaftueshme që Gostivari të merr pike maksimale në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup. Ndërkohë dy përballjet e tjera u mbyllën me barazim dhe pa fitues. Nuk kishte gola në takimin mes Pelisterit dhe Brera Strumica, ndërsa nga një gol e shënuan Sileksi dhe Tikveshi, në duelin që u zhvillua në Kratovë.

LIGA E PARË – JAVA 19

FC Shkupi 2-0 Rabotniçki

Vardari 1-2 Shkëndija

Voska Sport 2-0 Besa

Gostivari 1-0 Struga Trim Lum

Pelisteri 0-0 Brera Struimicë

Sileksi 1-1 Tikveshi

Në tabelën e Klasifikimit në vendin e parë është Shkëndija me 40 pikë, dy më shumë se Sileksi dhe Gostivari që kanë nga 38 pikë. Në vendin e katërt është Rabotniçki me 37, para Struga Trim Lum me 32 pikë. FC Shkupi është në vendin e 6 më 25 pikë, para Pelisterit dhe Brera Strumicës me 20 pikë dhe Tikvehsit me 15 pikë. Në zonën e rrezikut janë Voska Sport, Besa dhe Vardari.

RENDITJA

  1. Shkëndija          40 pikë
  2. Sileksi                38
  3. Gostivari            38
  4. Rabotniçki         37
  5. Struga TL           32
  6. FC Shkupi          25
  7. Pelisteri             20
  8. Brera                 20
  9. Tikveshi            15
  10. Voska Sport     15
  11. Besa                 13
  12. Vardari             13 pikë

MAHIR THAÇI ALSAT

 

 

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button