Vendbanimet në Qendër-Zhupë me mungesë të ujit, Arian Ibraim premton investime për zgjidhje

Vendbanimet në Qendër-Zhupë me mungesë të ujit, Arian Ibraim premton investime për zgjidhje

Vendbanimet në Komunën e Qendrë-Zhupës po përballen me problem me furnizimin e rregullt me ujë. Kandidati për kryetar komune nga Partia Demokratike Turke, Arian Ibraim, paralajmëron se do të vazhdojnë të investojnë edhe në zgjidhjen e këtij problemi. Ai thotë se uji përdoret shumë shpesh dhe në mënyrë joracionale.

“Fatkeqësisht, ne kemi shtëpi shumë të bukura, por te çështja e ujit kemi dy probleme që lidhen me mënyrën e qasjes së qytetarëve tanë. Njëri prej tyre është se duam ta përdorim ujin si për pije, ashtu edhe për ujitje. Ne kemi investuar shumë në infrastrukturë, në digjitalizim, në matjen e ujit dhe në kapacitetin e furnizimit me ujë. Aktualisht kemi 25 litra ujë në sekondë, që sipas standardeve evropiane është sasi ujore për 15.000 banorë. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se duhet ta rrisim atë kapacitet të ujit. Kemi studime fizibiliteti që janë në proces dhe shpresojmë që pas zgjedhjeve, njëra nga temat më të rëndësishme me të cilën do të merremi për ta zgjidhur si problem, do të jetë uji”, tha Arian Ibraim – kandidat për kryetar të Komunës së Qendrës Zhupë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button