Vendi ku “yjet” e Instagramit vaksinohen të parët kundër Covid-19

Vetëm një ditë më parë nisi procesin e vaksinimit, por Indonezia ka një strategji ndryshe për personat të cilët do të vaksinohen të parët.

- Advertisment -

Përveçse nisi me më të rinjtë dhe jo të moshuarit, autoritetet në Indonezi po vaksinojnë dhe influencuesit e rrjeteve sociale, përkrah mjekëve dhe infermierëve.

Kjo gjë u vu re që në ditën e parë, kur përkrah presidentit Joko Widodo që u vaksinua ishin dhe një grup i madh personash të njohur të rrjeteve sociale. Ai që binte në sy ishte dhe Raffi Ahmad, një yll i televizionit që ka rreth 50 mijë ndjekës në Instagram.

“Lëvduar qoftë Allahu për vaksinën. Mos kinë frikë prej tyre!”, shkroi personazhi i njohur në videon e tij të postuar në rrjetet sociale ku shfaqej, ndërsa bënte vaksinën.

Sipas një zyrtari të lartë të shëndetësisë, vendimi për të përfshirë VIP-at e rrjeteve së bashku me pothuajse 1.5 milionë punonjësit e kujdesit shëndetësor në raundin e parë të vaksinimit ishte një strategji e qëllimshme komunikimi e qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button