Vendi më i vogël në botë, fiton medaljen e artë

Me një popullësi prej vetëm 63 mijë banorëve, Bermuda, është bërë vendi apo territori më i vogël që fiton medalje të artë olimpike në Lojëra Olimpike, pasi Flora Dafi e fitoi medaljen e artë në triatlon në “Tokio 2020”. Atletja 33-vjeçare, e cila po merr pjesë në Lojëra Olimpike për herë të katërt në karrierë, korri fitore për ishullin e territorit britanik në garën individuale të triatlonit, në një garë dërrmuese të përbërë nga noti në ujë të hapur për 1.600 km, çiklizmi për gati 40 km dhe dhe vrap për 7.4 km.

Bermuda e mbante tashmë rekordin për vendin me popullsinë më të vogël që fiton medalje olimpike verore falë të bronzës që e kishte fituar boksieri Klarens Hill në vitin 1976, por tani e ka edhe medaljen e parë të artë.

“Trysnia ka qenë shumë e madhe në pesë vjetët e fundit. Mendoj se e tërë Bermuda është çmendur tani. Prandaj për mua kjo është e veçantë. Kjo ishte ëndrra ime po e di që kjo ishte më e madhe se unë”, tha mes tjerash Dafi.

LEXO EDHE:

Back to top button