Vendi nuk mund ti “ngrijë” çmimet e karburanteve, tani do të na dhemb!

Shteti nuk mund të përballojë ngrirjen e çmimeve e gazit dhe naftës, si në rastin e disa vendeve në botë. Shteti nuk ka as prodhim të energjensëve të vet, as rezerva të depozituara të gazit dhe naftës, thonë Qendra për Efikasitet Energjetik. Pasi që ka filluar kriza energjetike, e vetmja gjë që u mbetet autoriteteve është të marrin masa për të ndihmuar kompanitë përmes subvencioneve. Më vonë, nëse është e nevojshme, familjet mund ta kapërcejnë krizën.

“Çmimi i karburanteve të lëngshme është i rregulluar dhe ai çmim është i ngarkuar me taksa, tatime ekologjike, rrugë dhe akciza. Nëse heq dorë nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe përfitimet e tjera, nuk do ta mbushë buxhetin, ndërsa jemi të kufizuar në buxhet dhe kemi marrë hua para që nuk do të jemi në gjendje t’i kthejmë…”, tha Konstantin Dimitrov- Qendra për Efikasitet Energjetik.

Sipas Dimitrovit, nëse Qeveria ka nevojë për të, ajo mund të marrë përsëri kredi për të inkurajuar prodhimin dhe kompanitë që të mos dështojnë. Megjithatë, kriza energjetike ka treguar dobësi në vend.

“Papritmas është e qartë se nuk është mendua mirë kur të vijë një krizë e vogël, por kjo tani nuk është krizë e vogël, që të jemi relativisht të qetë për ta duruar sa të mundemi pa dhimbje. Epo, jo! “Tani do të na dhembë, sepse nuk kemi menduar në kohë”, u shpreh Konstantin Dimitrov- Qendra për Efikasitet Energjetik.

Përveç ruajtjes së energjensëve, sipas ekspertëve Qeveria duhet tua lehtësojë kushtet kompanive, për instalimin e paneleve për prodhimin e energjisë elektrike, dhe duhet të ketë ndihmë për amvisëritë. Ndërkohë, pas vendimit të Kroacisë për të ngrirë çmimet e karburantit, Franca ka vendosur të ngrijë çmimet e gazit natyror deri në fund të vitit 2022.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button