“Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit”
Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, ka reaguar në Twitter në lidhje me fillimin e operacioneve ushtarake nga Rusia në Ukrainë.
“Vendimi i sotëm i Kremlinit për veprime ushtarake të forcave ushtarake ruse nuk janë asgjë më pak se akt i agresionit dhe fillim i luftës kundër Ukrainës, akte të cilat i dënojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme. Në këto kohë të vështira ne jemi me Ukrainën”, shkruan Osmani.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm presidenti rus Vlladimir Putin ka miratuar vendimin për “operacion të veçantë ushtarak” në Ukrainë, vendim ky i cili nga SHBA-të dhe Kievi zyrtar vlerësohen si shpallje e luftës.
Tdy’s decision of #Kremlin tgtr w/ the military actions by Russia’s military forces are nothing less than an act of aggression & start of a war against #Ukraine, acts that we condemn in the strongest possible terms. In these difficult times we #StandWithUkraine@DmytroKuleba
— Bujar Osmani (@Bujar_O) February 24, 2022








