Vendimi i Taravarit/ Rriten përçarjet dhe pakënaqësitë në ASH
Vendimi i Taravarit/ Rriten përçarjet dhe pakënaqësitë në ASH

Rriten përçarjet dhe pakënaqësitë në ASH pas vendimit të Arben Taravarit për të dalë nga qeveria.
Së fundmi, anëtarja e kryesisë qendrore dhe nënkryetarja e asamblesë së gruas Naime Islami Zeqiri përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se nuk largohet nga partia, por nuk vazhdon me ata të cilët siç thotë devijojnë nga parimet.
“Vendimi i fundit për t’u tërhequr nga qeveria, pa një sqarim të plotë dhe pa përgjegjësi ndaj qytetarëve që na besuan, përbën një kthesë të gabuar. Jo për mua personalisht por për të gjithë ata që besuan në këtë projekt politik si mjet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm. Nuk duhet të zhgënjehen 107 mijë qytetarë që votuan me shpresën dhe besimin se ndryshimi është i mundur”, thekson Zeqiri.
Qëndroj me ata që ende besojnë se politika është mjet për t’u shërbyer qytetarëve, jo për ti manipuluar ata.
Nuk largohem nga partia që me përkushtim e kemi ndërtuar, por nuk mund të qëndroj në një drejtim që e devijon nga parimet tona fillestare, shton Zeqiri./ Alsat.mk