Venezia në Seria A, pas pritjes 19 vjeçare!

Skuadra e Venecias, në sezonin e ardhshëm, do të luajë në Serie A. Venezia ka dalë triumfuese nga finalja e “Play Off-it” të Serie B, duke mundur skuadrën e Citadellas, e cila kishte mposhtur Monzan në kuadër të gjysmëfinales në “Play Off”.

Në fakt, skuadra e Veneciais ishte në disavantazh , por goli i Bokalonit në min 93′ të takimit doli të jetë vendimtar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, mirëpo në ndeshjen e parë, Venecia kishte triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Citadelas.

Kjo është hera e parë për Venecian që arrijnë të hyjnë në Serie A, pas 19 vitesh pritje, kur skuadra ishte nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur italian, Çesare Prandelli.

LEXO EDHE:

Back to top button