Venezuela do të blejë 10 milion vaksina ruse kundër Covid-19

Venezuela ka nënshkruar një kontratë me Rusinë për të blerë 10 milionë doza të vaksinave Sputnik V COVID-19, njoftoi sot presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media, presidenti i Venezuelës, Maduro tha se çdo person në vend do të vaksinohet, pavarësisht kombësisë së tij.

“Ne nënshkruam një marrëveshje tjetër me Moskën për të pasur qasje në më shumë pajisje mjekësore. Faleminderit, presidenti Putin”, shtoi ai.

Ai vazhdoi duke thënë se synojnë të vaksinojnë falas 10 milionë qytetarë brenda 90 ditëve.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA, Venezuela ka 112.636 raste dhe 1.018 vdekje nga COVID-19.

 

LEXO EDHE:

Back to top button