Vengeri me kritika ndaj Artetës: Ramsdejlli para Raja-s, në portën e Arsenalit

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka kritikuar Mikel Artetën për rrotacionin që po bën në portë me portierin, ndërsa thotë se zëvendësimi i Ramsdejlit, Raja nuk po funksionon.

Francezi mbështet portierin e kombëtares angleze që t’i rimarrë vendin trajnerit spanjoll.

“Personalisht mua më pëlqen Ramsdejli. Nëse do të isha në pozicionin e tij nuk do të dorëzohesha. Besoj se ai ka shansin për t’u rikthyer titullar. Nuk e di nëse është më i mirë se Raja, por sezonin e shkuar ka bërë pritje vendimtare. Ndoshta ata nuk ishin të lumtur me lojën e tij me këmbë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për një portier është që të shmangë topin t’i hyjë në portë,” tha mes tjerash Venger.

LEXO EDHE:

Back to top button