A1 Maqedoni paralajmëron për bashkëpunimin strategjik me festivalin kulturor prestigjioz “Vera e Ohrit”. Drejtorët e dy institucioneve i prezantuan rezultaret e sezonit të kaluar dhe paralajmëruan plane të përbashkëta edhe për periudhën në vazhdim.
Drejtori ekzekutiv i A1 Maqedoni, Metodija Mirçev, tha se bashkëpunimi do të vazhdojë për të paktën 3 vitet e ardhshme, dhe me këtë përforcohet vizioni për mbështetje afatgjate të iniciativave kulturore.
“Urime drejtorit Gjorgji të “Verës së Ohrit” për organizimin fantastik për këtë vit, ku mundëm edhe ne të marrim pjesë dhe normalisht më bën shumë krenar që, ja zyrtarisht të informoj se ai bashkëpunim vazhdon edhe në tre vitet e ardhshme. Kështu që do të shihemi shumë shpesh dhe absolutisht do të bëjmë gjithçka nga ana jonë dhe gjithçka që e kemi në fuqi, që secili sukses i “Verës së Ohrit” të jetë gjithnjë e më i madh dhe më i mirë”, tha Metodija Mirçev, Drejtori ekzekutiv i A1./ Alsat.mk








