Veran: Më mirë një certifikatë se sa një pasaportë vaksinimi

Jo një pasaportë shëndetësore, por do të ishte më mirë një certifikatë vaksinimi, theksoi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran duke shtuar se kjo do të mund të jetë zgjidhje e qeverive për rihapjen e vendeve publike.

“Franca nuk është një vend ku mund të thuhet nëse vaksinoheni mund të hyni këtu, nëse nuk jeni të vaksinuar nuk mund të hyni”, deklaroi ai.

”Përkundrazi, mendoni për treguesit kolektivë të shëndetit që na lejojnë të planifikojmë rihapjen e vendeve të caktuara si restorante, kinema”, theksoi ministri, i ftuar nga BFM-TV.

“Dhe vendosja e një certifikate vaksinimi mund të bëjë të mundur udhëtimin edhe në Bashkimin Evropian, pse jo”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button