Veran: Nuk ka arsye pse të pezullohet vaksinimi me “AstraZeneca”

Nuk është e nevojshme që të pezullohen injeksionet me vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” në Francë, vendosi sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

“Përfitimi i vaksinimit konsiderohet më i madh se rreziku në këtë fazë”, tha Véran gjatë një konference për shtyp.

“Në Francë dhe jashtë vendit po zhvillohen hetime. Anglia, që ka vaksinuar miliona persona me vaksinën “AstraZeneca”, kërkon që fushata të vazhdojë dhe nuk ka vërejtur një rrezik në shkallë shumë të gjerë”, shpjegoi ai.

Të njëjtën gjë vlerëson edhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA), e cila këshilloi të vazhdonin injeksionet.

LEXO EDHE:

Back to top button