Verstapen akuza Norrisit: Është garë e Formula 1, nuk jemi në kopësht fëmijësh

Incidenti disa xhiro nga fundit në garën e Amerikës mes britanikut Lando Norris (MekLaren) dhe holandezit Max Verstapen (Red Bull) duket se do të zgjasë edhe pak ditë, deri sa të zhvillohet këtë fundjavë gara e radhës, ajo në Meksikë. Pas akuzave të Norris së penalizimi me 5 sekonda ishte i padrejtë dhe i njëanshëm, ka ardhur replika e holandezit.

“Nuk kam shtyrë askënd jashtë piste. Nuk e prekëm njëri-tjetrin. U përpoqa të merrja këndin, isha “full lock” me timonin. Është një garë e Formula 1, këtu nuk jemi në kopësht fëmijësh që të qahemi, gjërat zgjidhen në pistë”, komentoi lideri aktual i kampionatit botëror.

 

“Ishte një hapësirë ​​brenda dhe unë shkova atje. Ajo kthesë është shumë e gjerë, kështu që ju jep mundësinë të shkoni shumë gjerë ose të përpiqeni të qëndroni shumë të ngushtë. Zgjodha këtë opsion dhe isha ende aty. Ai parakalim nga jashtë ishte i gabuar, pasi Norris përfitoi. Parakalimi duhetj të ndodhte në pistë”, u shpreh kampioni i botës në Formula 1.

LEXO EDHE:

Back to top button