Verstapen dominon garën e Brazilit, Alonso “shpëton” nga Perezi

Maks Verstapen me skuadrën e “Red Bull”-it u shpall fitues në Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Edhe pse holandezi prej disa javësh ka siguruar titullin e tretë kampion, ai nuk ka toleruar dhe kështu merr fitoren numër 17-të këtë sezon, duke dashur të vendosë të tjera rekorde edhe pse në moshën 26-vjeçare.

Pas tij në podium u ngjitën Lando Norris me MekLaren dhe Fernando Alonso me Aston Martin. Shoku i skuderisë së Verstepenit, Serhio Perez u rendit në vendin e katërt, teksa më pas dolën Stroll, Sainz, Gasli dhe Hamilton. Leklerku i Ferrarit dhe Rassell-i i Mercedesit, nuk e mbyllën garën.

Flamuri i kuq u shfaq që pas xhiron së dytë. Në aksident u përfshinë makina “Haas” e Kevin Magnusenit dhe ajo “Alpine” e Aleksander Albonit. Dy makinat u përplasën në kthesën e parë, ndërkohë që në pistë fluturoi edhe një gomë, që pengoi dy makina të tjera. Fillimisht në pistë hyri makina e sigurisë, por më pas u valëvit flamuri i kuq dhe makinat kanë ndaluar në korsinë e bokseve.

Të dyja makinat e përfshira në aksident janë tërhequr nga gara, ashtu sikurse edhe makina “Ferrari” e Sharll Leklerkut. Piloti i “Kokëkuqes” doli jashtë piste që në xhiron e formatimit, pa nisur gara, si pasojë e një problem teknik në makinë. E njëjta situatë edhe me makinën Alfa Tauri të Daniel Rikiardos, e dëmtuar.

Pas suksesit të fundit, Verstapen kryeson renditjen duke qenë se gjithçka për titullin është mbyllur javë më parë, duke lënë pas Perezin, Hamiltonin dhe Sainzin. Gara e radhës në Formula 1 do zhvillohet më 19 nëntor për Çmimin e Madh të SHBA-së, në cirkuitin e Las Vegasit.

LEXO EDHE:

Back to top button