Verstapen fiton garën dhe merr renditjen e pilotëve

Maks Verstapen ka fituar Çmimin e Madh të Monakos dhe, falë vendit të shtatë të Luis Hamiltonit, ka marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme me 105 pikë, duke lënë pas britnaikun me 101. Nuk ndodhte që nga Çmimi i Madh i Gjermanisë në 2018-ën që një tjetër pilot përveç Hamilton të kryesonte renditjen e përgjithshme të Formula 1.

Pas tërheqjes para fillimit të garës për probleme të makinës të Sharl Leklerut, i cili fitoi pole position dje, Karlos Sainz i ka dhuruar vendin e dytë Ferrari-t. Në vendin e tretë është renditur Lando Norris.

Ditë e zezë për “Mercedes-in, me Valtteri Bottas që ka qenë i detyruar të tërhiqej nga gara kur ishte i dyti. Pikët arkëtuan edhe Perez, Fetel, Gasli, Stroll, Okon dhe Xhovinazi.

LEXO EDHE:

Back to top button