Verstapen: Mos të përsëritet më gara në “Silverstoun”

Për herë të parë këtë sezon të Formula 1, Maks Verstapen nuk ka arritur as të fitojë dhe as të ngjitet në podium, pasi e mbylli garën në “Silverstoun” në vendin e shtatë. Falë pikëve, ai arrin të ruajë kreun me një avantazh të mirë ndaj rivalëve që e ndjekin pas. Mirëpo në këtë garë, makina “Red Bull” pati disa probleme, që e penalizuan kampionin e botës.

“Makina humbiste fuqi e pjesë vazhdimisht dhe kjo nuk duhej. Gjithsesi, vendi i shtatë nuk është për t’u hedhur, pasi ka edhe më keq. Morëm pikë të rëndësishme dhe duhet të kënaqemi që e përfunduam garën. Dhashë maksimimin në pistë, ndaj nuk kam keqardhje. Shpresoj që këro gjëra të mos përsëriten më, pasi mund të penalizohemi edhe më keq. Kjo s’është hera e parë këtë sezon që kemi probleme të tilla të vogla. Shpresoj të mos përsëriten më”, tha Verstapen.

Gara e ardhshme do të zhvillohet më 10 korrik, në psitën “Red Bull”, shtëpinë e skuaderisë së Verstapenit.

LEXO EDHE:

Back to top button