Verstapen niset i fundit në garën e F1 në Soçi

Piloti i skuadrës “Red Bull”, Maks Verstapen, do të nis garën për Çmimn e Madh të Rusisë, nga pozita e fundit, si dënim për shfrytëzimin e motorit të ri. “Red Bull” vendosi të shfrytëzojë motorin e katërt në këtë sezon, një më shumë se sa lejohet me rregullat e reja në Formula 1, andaj piloti i tyre, Verstapen, niset nga linja e fundit e garuesve.

Drejtuesit e “Red Bull”-it vendosën që të shfrytëzojnë motorin e katërt, pasi që Verstapen kishte edhe dënimin me 3 pozita minus nga koha e arritur në provat zyrtare, të cilën holandezi e fitoi në garën e mëparshme, në Imolla të Italisë, pas përplasjes me Luis Hamiltonin.

Gara për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1, do të zhvillohet të dielën në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button