Verstapen reagon: “Unë jam ai që sjell trofetë dhe fitojë gjithmonë”

Në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, fundjavën e kaluar, Maks Verstapen fitoi garën e tij të 15-të të sezonit (vetëm në tri ku ka triumfuar piloti holandez: Arabi Saudite, Azerbajxhan dhe Singapor) dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ai u ngacmua nga fansat e shokut të tij të skuadrës, Serhio Pérez.

Duke folur për “ViaPlay”, Verstappen iu përgjigj kritikave.

“Në fund të fundit, unë jam ai që sjell trofetë në shtëpi dhe fiton gjithmonë, ndaj nuk kam asnjë problem me këtë”.

Në moshën 26-vjeçare, Maks Verstapen ka fituar tri kampionatet e fundit të Formula 1 në vitin 2023 ka thyer dy rekorde, duke fituar 15 gara në një sezon të vetëm, 10 prej tyre radhazi.

Çmimi i Madh i radhës do të jetë në Meksikë, fundjavën e ardhshme, me tri gara të tjera që kanë mbetur deri në fund të kampionatit (Brazil, përsëri në SHBA por në Las Vegas dhe në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe).

LEXO EDHE:

Back to top button