Verstapenit i hiqet titulli, Hamilton thyen rekordin e Shumaherit?!

Sipas disa mediave britanike, kampioni aktual i Formula 1, Maks Verstapen, mund të humbasë titullin që fitoi sezonin e kaluar, për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave nga ekipi i tij “Red Bull”. Pretendohet se është tejkaluar buxheti i lejuar, gjë që dënohet rëndë.

Gjatë sezonit të kaluar, Red Bull shpenzoi 4.5 milionë paund më shumë se sa lejuan rregullat në Formula 1, kështu që Maks Verstapen mund të mbetet pa titullin që fitoi në Abu Dhabi duke kaluar Luis Hamiltonin. Mediat britanike theksojnë se dënimi është zbritja e pikëve nga piloti, çka nënkupton humbjen e titullit.

E gjithë kjo do të bënte që Luis Hamilton të bëhej kampion bote për herë të tetë, gjë që do të kalonte legjendarin Mihael Shumaher, i cili ishte shtatë herë kampion në F1. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button