Veston MekKeni bëhet “dhëndër” tek Interi, foto me motrën e Fratesit

Tani është zyrtare: Veston MeKeni dhe Kiara Fratesi janë bashkë. Motra e Davide, mesfushorit të Interit, konfirmoi lidhjen, e cila ka qenë në qendër të thashethemeve prej javësh, me një foto romantike pas fitores së Juves në finalen e Kupës së Italisë. Pasi “bardhezinjtë” mundën Atalantën, bukuroshja Frattesi doli në fushë për të festuar me të dashurin e saj të ri.

Sipas thashethemeve, lidhja mes të dyve vazhdon prej disa muajsh. Në foto, Veston MekKennie mban një shishe verë me njërën dorë dhe me krahun tjetër rrethon Kiara-n, e cila është duke buzëqeshur. Frattesi e ndau foton në profilin e saj në “Instagram”, duke shtuar një zemër të kuqe. “Janë të çmendur në dashuri”,  kanë siguruar disa persona të afërt të futbollistit dhe modeles.

Kiara Frattesi, e lindur më 2002, është një modele dhe influencuese, por në të ardhmen do të donte të bëhej gazetare sportive. Në të kaluarën ajo ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie, është shumë e afeksionuar karshi kafshëve, veçanërisht kuajve dhe qenve. Po kështu, jepet shumë pas udhëtimeve.

LEXO EDHE:

Back to top button