Vetëm 7% e shfrytëzuesve kanë lidhur kontrata me EMV për ngrohjen

Vetëm 7% e shfrytëzuesve kanë lidhur kontrata me EMV për ngrohjen

GAZETAR: ILE TRAJKOVSKI

Për një javë, vetëm 7 për qind e shfrytëzuesve të energjisë për ngrohje nga EMV kanë nënshkruar kontrata të reja, shkruan Alsat.

Nga kompania që e mori përsipër biznesin e ngrohjes në kryeqytet thotë se janë vetëm 3800 kontrata të reja, ndërsa numri i familjeve shfrytëzuese është 56000. Autoritetet janë të vetëdijshme se ky detyrim i ri nuk u ka pëlqyer qytetarëve, prandaj për të thjeshtuar procedurën, kompania shtetërore ka vendosur që një kopje të kontratës ta postojë në faqen e tyre të internetit, në mënyrë që qytetarët ta shkarkojnë dhe ta dorëzojnë në njërën nga tre sportelet në Shkup.

Në përgjigje të shumë ankesave nga qytetarët se radiatorët janë të ftohtë edhe pas datës 15 tetor dhe nuk japin ngrohje të mjaftueshme, EMV thotë se ngrohja bëhet sipas rregullave të përcaktuara.

“Ndërprerja ditore bëhet në ato periudha kur temperaturat e jashtme në mot me diell dhe kthjelltësi, do të arrijnë deri në 11 gradë. Atëherë fillon ndërprerja e ngrohjes. Shfrytëzuesit marrin ende ngrohje, nga ajo që tashmë është lëshuar nga ngrohtoret në rrjet, që u mundësojmë me të paktën 1 orë më shumë me qarkullim të pompave. Nëse moti është me shi ose ka re, kufiri është 14 gradë.”, tha Aleksandra Marojevic, ndihmës drejtore për energji termike në ASH EMV.\Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button