Vetëm 9 nga 27 vendet e BE kanë paraqitur planin kombëtar të rimëkëmbjes

Vetëm nëntë nga 27 vendet e BE kanë paraqitur deri tani planet e tyre kombëtare për të zhbllokuar grante dhe hua për rimëkëmbje, me vlerë miliarda dollarë.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian krijoi një paketë rikuperimi prej 750 miliardë eurosh (907 miliardë dollarë) për të stimuluar ekonomitë e bllokuara të goditura nga pandemia e Covid-19, ku vendet duhet të hartojnë plane për ato për të cilat synojnë të përdorin paratë, në kushte të caktuara.

Për shembull, vendet do të duhet të shpenzojnë të paktën 37% të fondeve të alokuara për të mbështetur qëllimet mjedisore dhe 20% për dixhitalizimin.

”Por, që nga mbrëmja e së premtes, vetëm Franca, Greqia, Portugalia, Sllovakia, Gjermania, Danimarka, Spanja, Letonia dhe Luksemburgu kishin paraqitur planet e tyre”, theksoi Komisioni Europian.

Afati i fundit për dorëzimin e planeve është zyrtarisht 30 prill, por zëdhënësja Marta Wieczorek tha se ishte vetëm një “datë orientimi”.

“Në të vërtetë u takon shteteve anëtare të vendosin se kur janë të gatshëm të paraqesin planet e tyre,” theksoi ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button