“Vetëm gratë elegante lejohen”, palestra në Korenë e Jugut nxit reagime me shenjën që vë

“Vetëm gratë elegante lejohen”, palestra në Korenë e Jugut nxit reagime me shenjën që vë

Një palestër në Korenë e Jugut është përballur e kritika për shkak të diskriminimit ndaj grave të moshës së mesme.

Palestra në qytetin Incheon ka vënë një shenjë ku shkruhej se nuk pranonte gratë në moshë, por “lejohen vetëm gratë elegante”.

Në shenjë është përdorur fjala “ajumma”, që në gjuhën koreane i atribuohet grave mbi 30 vjeç por edhe si fjalë poshtëruese për sjellje që shihet si e pahijshme.

Mediat lokale nuk e kanë përmendur emrin e palestrës apo pronarit, i cili ka thënë se kompania e tij ka pësuar dëme për shkak të këtyre grave dhe sjelljeve të tyre të pahijshme, raportoi BBC.

“Disa kliente më në moshë kalonin një orë apo dy në dhomat e zhveshjes për t’i lartë rrobat e tyre, vidhnin gjësende”, ka thënë ai për median koreane Yonhap.

“Ato uleshin rresht dhe gjykonin trupin e njerëzve”.

Gratë jug-koreane për shumë gjatë kanë luftuar që t’i thyejnë barrierat në një shoqëri që i mban ato me një standard përtej të cilit mund të gjykohen. Gratë thonë se burrat rrallë gjykohen për sjelljet e njëjta.

LEXO EDHE:

Back to top button