Vetëm Mesi dhe Mbape më mirë se kroati në Kupën e Botës

Kroacia dje arriti të fitojë ndaj Japonisë me anë të penalltive, pasi rezultatin përfundoi në barazimin 1-1.

Autori i golit për Kroacinë ishte Ivan Perishiç, ish-lojtari i Interit dhe aktualisht i Totenhamit. Me këtë gol, Perishiç është futur në historinë e Kupës së Botës. Goli ndaj Japonisë bëri që Perishiç të ketë marrë pjesë në 10 gola në 14 ndeshje të Kupës së Botës. Që kur kroati bëri debutimin e tij në Botëror në vitin 2014, ka mbledhur këto statistika.

Vetëm Mesi me tetë gola dhe katër asistime dhe Mbappe me nëntë gola dhe dy asistime janë përfshirë më shumë se Perishiç.

LEXO EDHE:

Back to top button